zoom

Sport

Fiorentina trondit “Djallin”, Milan bie në “Artemio Franchi”

Fiorentina mposhti Milanin 2-1 në “Artemio Franchi” në javën e 25-të të Serisë A dhe tani rrezikon edhe zonën Champions.

Takimi u zhbllokua në minutën e 49-të nga Niko Gonzalez, i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.

Tri minuta para përfundimit të kohës së rregullt Milani mori goditjen përfundimtare pas një kundërsulmi të shpejtë të skuadrës vjollcë, i përmbyllur me gol nga Luka Jovic.

Në minutat shtesë, pak para së gjyqtari të vërshëllente për fundin e takimit, Theo Hernandez realizoi për Milanin golin që vlejti vetëm për statistikë. /zoom.al/