zoom

Aktualitet

Fevziu poston foton e shumë viteve më parë në plazhin e Dhërmiut, kush është djali që e shoqëron?

Gazetari i njohur Blendi Fevziu ka postuar një fotot të vjetër në rrjetin social Instagram, nëpërmjet së cilës ai tregon se si ka qenë plazhi i Dhërmiut dikur.

Fevziu shkruan se fotoja është realizuar në korrik të vitit 1998, ndërsa me të janë Andi Bejtja, Andi Bushati dhe një djalë tjetër.

Fevziu nxjerr në pah faktin se 23 vjet më parë aty nuk ka pasur asnjë ndërtim dhe se tani nuk ka më asnjë gjurmë të plazhit të dikurshëm.
Bie në sy edhe fakti se ai nuk e mban mend personin që duket në foto, në të majtë.

“Korrik 1998. Me Andi Bejten, Andi Bushatin dhe nje djale qe se identifikoj dot ne plazhin e Dhermiut. Eshte qendra e plazhit dhe duket qe ska akoma asnje ndertim. Para ca kohesh kur u ktheva se gjeja dot me. Ne foton tjeter duke luajtur volejboll ne plazh. Aty ku dot eshte qendra.” Shkruan Fevziu.