zoom

Politikë

“Festë” në moment kritik/ Kuvendi voton për shkarkimin e tij, Meta në Presidencë me Ansamblin e Dibrës

Teksa parlamenti pritet të votojë sot për raportin e Komisionit Hetimor parlamentar për shkarkimin e Presidentit të Republikës, Kreu i Shtetit vijon pa shqetësime axhendën e tij.

Presidenti Meta do të ketë momente festive sot në institucionin që drejton teksa pritet të jetë mikpritës i Ansamblit Folklorik të Dibrës “Hazis Ndreu” ku do të zhvillohet një aktivitet kulturor.

“Gjatë këtij aktiviteti, Presidenti Meta do të nderojë me Tituj edhe disa nga personalitetet e shquara të këtij Ansambli, si dhe do të mbajë një fjalë rasti”, bëhet me dije nga Presidenca.