zoom

Aktualitet

Festa që u kthye në tragjedi! Një në varr, një i plagosur dhe “Kobra” që qeli për 400 Euro

Zbardhen të tjera detaje nga ngjarja e rëndë që ndodhi në Prizren, ku mbeti i vrarë një 31-vjeçar nga Kukësi.

Sherri nisi në lokalin e natës ‘Kobra City’, ndërkohë që dyshohet se pronari i lokalit, Dibran Hoxhaj qëlloi për vdekje kuksianin Visart Shehu.

Eshtë zbardhur motivi i ngjarjes së rëndë. Sipas këtij artikulli motivi i këtij konflikti dyshohet të ketë qenë fatura prej 400 eurosh për tre kuksianët.

Sipas informacioneve të para, sherri nisi pasi të rinjtë nga Kukësi nuk u pajtuan për ta paguar këtë shumë.

Fillimisht pati një debat me stafin e lokalit dhe klientët e tjerë dhe aty nisën të qëllojnë me shishe e të thyejnë tavolinat, duke tensionuar situatën në masë të madhe.

Pronari i lokalit Dibran Hoxhaj, i njohur si Kobra, dyshohet se ka qëlluar me armë pas sherrit që ka ndodhur brenda.

Ndërkohë pas bastisjes, mësohet se lokali ‘Kobra City’ është mbyllur nga autoritetet. Gjatë bastisjes mësohet se janë gjetur tri gëzhoja plumbash.