zoom

Aktualitet

Fëmijë, gra e burra/ Mbërrijnë 259 shtetas të tjerë afganë në Shqipëri

Të tjerë shtetas nga Afganistani kanë mbërritur pasditen e sotme në aeroportin e Rinasit. Ministrja për Evropën dhe punët e Jashtme Olta Xhaçka ka publikuar fotot e tyre, ku shihen fëmijë, gra e burra. Ajo shkruan se falë koordinimit me partnerët, ata kanë tani një strehë të sigurt.

“259 fëmijë, gra e burra të larguar nga Mazari Al Sharif, kanë mbërritur pak më parë në aeroportin e Rinasit. ✈️
Falë koordinimit me partnerët, ata kanë tani një strehë të sigurt, duke rikonfirmuar edhe njëherë seriozitetin dhe përkushtimin e Shqipërisë, për shpëtimin e qindra qytetarëve afganë. ???”, shkruan ministrja Xhaçka.