zoom

Aktualitet

Fatos Lubonja sulmon Ramën dhe PS-në: Kjo nuk është parti, por organizatë kriminale ku kapo vendos

Fatos Lubonja, i ftuar në “News 24”, duke folur për deklaratat ironike të Ramës ndaj kandidatëve të opozitës për deputetë, deklaroi se është një skandal, duke shtuar se kryeministri shkeli të gjitha normat.

“Pjetër Arbnori thoshte në atë kohë që opozita duhet respektuar, sepse është një pasqyrë. Ne në tërësi e kemi injoruar opozitën. Rasti ekstrem është Edi Rama. Nuk duhet parë ndaras, edhe në ato që thotë për mediat. Rama hedh baltë. Rama përjashton edhe ata që brenda partisë dalin kundër. Është tallje, shkel të gjitha normat.

Njerëzit që merren me tallje shtohen, sepse thonë kur e bën kryeministri, pse mos ta bëj. Ky është degradim i raportit që kemi ne, në vend të dialogut, kemi përplasje. Kur ka tallje, s’ka demokraci.

Duket se ka shenja të këqija shumë. Kjo është ta spotosh fushatën nga vendet e punës dhe premtimet, tek banalja. Kur ke katastrofë gjithçka, iu thua shqiptarëve “më votoni mua, sepse kam batutat më të forta”, tha Lubonja.

Duke folur për përplasjen e Ramës me kryetarin e Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, Lubonja theksoi se kryeministri heq dhe vë kë të dojë, duke shtuar se del në pah se PS ka mungesë të strukturave.

“Rama, Gjiknuri dhe kryetari i bashkisë Vlorë nuk merret vesh se çfarë sherri kanë. Më kanë akuzuar pse them “banda” e jo parti. Edhe Partia e Punës, bënte Plenium dhe Pleniumi të përjashtonte nga organizata. Shkoje në organizatë dhe gjoja të njihte.

Lideri thoshte e përjashtoi partia, pleniumi. Është banalizuar sot. Mirë që Rama s’ka instrumentet e asaj kohe. Kjo nuk është parti, por është organizatë kriminale, ku kapo heq dhe vë kë të dojë. Çfarë sherri kanë, pse mos ta dimë. Nuk ka transparentë.

PS ka mungesë strukturash. Kryetari i Bashkisë ka votën e popullit. Këta i vë lideri dhe i trajton si anëtarë të bandës. Këtu lideri të vë dhe lideri të heq. Dhe del edhe ndonjë kokë “vlonjati” si i thonë edhe është përplasja”, u shpreh Lubonja.

Ndërsa, teksa foli për pandeminë e Covid-19, Lubonja nënvizon se vendi ynë është kampion në fshehjen e të dhënave reale të vdekjeve dhe rasteve.

“Numri i vdekjeve që janë më të larta se kudo, është pasqyrë e shëndetësisë tek ne. Vendet që kanë më pak vdekje janë ata nordike. Jemi kampionë të fshehjes. Janë pesë herë më shumë të vdekur nga se thuhet.

Disa edhe nuk kanë qenë me Covid, por duhet thënë se shëndetësia jonë është problematike. Fshehja është fasada, e kulturës sonë të gënjeshtrës. Ne mbrojmë fasadën. Thonë se qysh në janar kishte ardhur Covid, por askush nuk e kapi. Situata është dramatike.

Qeveritë e kanë punë përballjen me koronavirusit, kurse këtu tallemi me njëri-tjetrin. Duhet që të vijë sa më shpejt vaksina, që të kemi shëndet dhe të  funksionojë plotësisht ekonomia”, përmbylli Lubonja.