zoom

Bota

Familje super mega gjigante! Mbi 150 anëtarë, truku që përdorin prindërit për të mbajtur mend emrat e fëmijëve

Një familje me mbi 150 anëtarë është një ndër historitë më të pazakonta që ka ndodhur në Kanada. Një i ri përdorues i rrjetit social TikTok tregon se ka 150 vëllezër dhe motra.

Mediat britanike shkruajnë se i riu Murray Blackmore ka zbuluar sekretin që përdor familja e tij e madhe për të kujtuar emrat e 150 fëmijëve.

Ai zbuloi metodën e prindërve të tij për të kujtuar të gjithë emrat e fëmijëve të tyre. Murray shpjegoi se prindërit i zgjedhin emrat e të gjithëve duke filluar me të njëjtën shkronjë për fëmijët e lindur në të njëjtin vit.

Për shembull, ata që janë të lindur në të njëjtin vit me të – 2001 – të gjithë kanë emra që fillojnë me shkronjën M.

“Emrat tanë të gjithë fillojnë me shkronjën M… Unë jam Murray. Jemi 3 djem, 9 vajza”, tha ai në postim.