zoom

Slider

“Faleminderit ju që më urryet”- Olta Gixhari mesazh pas përfundimit të BBV, ka dy fjalë për Luizin

Olta Gixhari ka dhënë një mesazh pas përfundimit të rrugëtimit të saj në BBV. Aktorja në një postim në Instagram falenderon të gjithë ata që “me stoicizëm e urryen deri ditën e fundit”.

Ajo shkuan se do e ruajë në kujtime si eksperiencën më të çmuar. Ndërsa i drejtohet kundërshtarit të saj, Luiz Ejllit me fjalët “aventura ime pa ty nuk do ishte e njëjtë, ma ke vështirësuar dhe ma ke zbukuruar rrugëtimin tim”.

Postimi i plotë:

Ja dhe BB zyrtarish mbaroi! Faleminderit me zemer publik i dashur per mbeshtetjen, komentet,sygjerimet, perqafimet dhe vemendjen qe me keni kushtuar. Faleminderit dhe ju qe me stoicizem me urryet deri diten e fundit,faleminderit qe u perfshite kaq shume.

Do ta ruaj gjate ne mendjen time si nje eksperienc te cmuar,ku perjetova emocione te medha lot,zhgenjim,gezim,te papritura e surpriza.Ju kerkoj ndjes per cdo here qe e kam kaluar masen?

Ky ishte BB qe theu cdo rekord shikueshmerie, disa do ta mbajne mend si bigu i Luizit dhe Oltes disa Luizit e Kiares disa bigu i Luizit! Dhe po tani qe cdo gje mori fund dua te them nje te vertet te madhe, me ka permendur cdo dite ne shtepi pasi une ika, sot dua une te t’them dy fjale, aventura ime pa ty Luiz nuk do ishte e njejte,ti ma ke veshtirsuar dhe ma ke zbukuruar rrugetimin tim! Ishte kenaqesi te “luftoja” kunder teje. Ju dua shume. Shihemi ne projekte te tjera???? jashte kuadrit te lojes qe sot e tutje”