zoom

Bota

Facebook-u, Instagram-i dhe WhatsApp-i bien sërish

Facebook, Instagram dhe WhatsApp kanë rënë sërish. Aplikacionet kanë shfaqur probleme në shumë vende të botës të enjten mbrëma për shumë përdorues.

Tre aplikacionet nën pronësinë e Facebook, ndaluan së punuari pa asnjë tregues deri për shkakun.

Disa nga aplikacionet duket se ngarkoheshin, por thjesht me të dhëna të memorizuara, ku nëse tenton të rifreskosh faqen ose të hapësh një faqe të re ato nuk ngarkohen.

Kjo ndërprerje vjen vetëm disa javë pas asaj që ndodhi me Instagram dhe WhatsApp në Mars.

Mëngjesin e kësaj të premteje duket se gjendja është kthyer në normalitet dhe aplikacionet po funksionojnë normalisht.