zoom

Aktualitet

Europa në alarm/ Mbërrin rasti i parë i lisë së majmunit

Suedia është shteti i parë në europë që ka regjistruar rastin e parë me infeksionin mpox ose e njohur ndryshe si lija e majmunit.

Personi i infektuar sipas mediave ndërkombëtare kishte mbërritur në Suedi nga Afrika e Jugut ku lija e majmunit është përhapur tashmë në disa shtete.

Rasti i parë në shtetin nordik është shfaqur vetëm një ditë pasi organizata botërore e shëndetësisë shpalli emergjencë globale të shëndetit publik për shkak të kësaj sëmundje.

Në Afrikën e Jugut deri më tani janë shkaktuar të paktën 450 fatalitete.

Lija e majmunit transmetohet përmes kontaktit të ngudhtë, përfshi marrëdhëniet seksuale, kontaktin lëkurë-lëkurë apo edhe përmes frymëmarrjes. Sëmundja shkakton simptoma të ngjashme me gripin dhe mund të çoj deri në vdekje.