zoom

Bota

Europa dështoi në evakuimin e refugjatëve nga Afganistani, thonë zyrtarët e BE-së

Europa ishte e papërgatitur dhe e pakoordinuar gjatë krizës së fundit në Afganistan dhe iu desh të mbështetej tek SHBA-ja për transportimin e qytetarëve nga vendi pasi talebanët pushtuan Kabulin, tha një zyrtar i lartë i BE të mërkurën.

Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel u shpreh se blloku duhet të “përpiqet për një autonomi më të madhe vendimmarrëse dhe kapacitet më të madh për veprim në botë”.

Duke folur në Forumin Strategjik Bled në Slloveni, Michel tha: “Si një fuqi ekonomike dhe demokratike globale, a mund të jetë Evropa e kënaqur me një situatë ku ne nuk jemi në gjendje të sigurojmë, pa ndihmë, evakuimin e qytetarëve tanë dhe atyre që janë nën kërcënim?”

Shefi i punëve të jashtme të BE, Josep Borrell tha të mërkurën për “The New York Times” se tërheqja e trupave perëndimore dhe transporti ajror nga Afganistani duhet të shërbejë si një “thirrje zgjimi ”dhe i bëri thirrje bllokut të investojë më shumë në aftësitë e tij të sigurisë.

Presidenti i Parlamentit Europian David Sassoli, ndërkohë, tha se ishte i zhgënjyer që vendet e BE -së nuk i hapën dyert e tyre për refugjatët që largoheshin nga talebanët.