zoom

Politikë

Esmeralda Demiraj: Ja pse duhet t’i rrisni fëmijët në Shqipëri

Kandidatja për deputete e LSI-ë në Tiranë, Esmeralda Demiraj ka qenë e ftuar ditën e sotme në emisionin 7pa5 në Vizion Plus.

E pyetur se përse të rinjtë duhet të qëndrojnë në Shqipëri dhe t’ja dalin ajo u shpreh:

“Siç e thash edhe në fillim, unë kam qenë pikërisht nga këta që e kam menduar që të marr djalin tim bashkëshortin dhe të largohem. Sot jam shumë e sigurtë që nuk do të ja mohoja fëmijës tim të drejtën për t’u shkolluar jashtë, ne e dimë shumë mirë që i krijon pavarësi, i krijon identitet, e dimë shumë mirë që nëse do të shkollohet jashtë do të ketë mundësi të marrë mbase një shkollim më cilësor.

Por unë i kam hyrë pikërisht për këtë pjesë që kur të rritet djali im të ketë mundësi për të zgjedhur, ku mund të zgjedhi edhe Shqipërinë për t’u shkolluar. Ne nuk na mungojnë mendjet apo njerëzit që të japin për këtë vend. Ne na mungon vullneti politik, pra nëse ne përfshihemi në politikë dhe arrijmë të imponohemi që të ketë një vullnet pozitiv politik që arsimi të jetë më cilësor që punësimi të jetë meritokratik. Ne kemi mjekë të jashtëzakonshëm, kemi mjekë shumë të mirë. Kam një teze doktoreshë dhe e di shumë mirë se sat ë vështirë e kanë procesin e punës. Janë ndoshta të papaguar mirë dhe nuk vlerësohen aq sa duhet, për këtë bëhen edhe shkak, objekt korrupsioni.

Kemi inxhinierë shumë të mirë, juristë shumë të mirë, ekonomistë shumë të mirë, unë kam vendosur ta rris për zgjedhje personale nuk mund t’i imponohem askujt, por do kërkoja nga bashkëmoshataret e mirë që edhe nëse vendosin t’i shkollojnë fëmijët jashtë, t’i kthejnë këtu, kjo është Shqipëria jonë, unë e dua vendin tim.

Esmeralda Demiraj është kandidate e LSI-së në Tiranë dhe ka numrin 18-ë.