zoom

Politikë

Esmeralda Demiraj: Fëmijët tanë duhet ta kenë të ardhmen e sigurtë në vendin e tyre, për ata bëhet beteja

Kandidatja për deputete në radhët e LSI-së, Esmeralda Demiraj nëpërmjet një statusi në “Facebook” ka treguar surprizën që ka marrë nga një vogëlushe në takimin që ka pasur me disa banorë të Tiranës.

Nisur nga kjo ajo shkruan se pikërisht për fëmijët po bëhet e gjithë beteja. “Fëmijët tanë duhet ta kenë të ardhmen të sigurtë në vendin e tyre, në vendin tonë, në Shqipërinë tonë!”, shkruan ndër të tjera Demiraj.

Statusi i saj i plotë:

Në takimet e vrullshme që po zhvillojmë hasim shpesh edhe surpriza të bukura, i tillë ishte edhe takimi i fundit ku një bukuroshe e vogël më dhuroi një tufë me lule.

Sytë e saj të pastra janë motivim më i madh për të vazhduar akoma me më shumë furi rrugëtimi që kam nisur dhe pikërisht për ata bëhet e gjithë beteja.

Fëmijët tanë duhet ta kenë të ardhmen të sigurtë në vendin e tyre, në vendin tonë, në Shqipërinë tonë!