zoom

Bota

“Është Zoti ynë”, të gjithë duan të prekin viçin me tre sy

Besimi ose thjesht shpresa për një sinjal mbinatyror mund të bëj qindra persona të shohin praninë e perëndisë kudo, edhe në portretin e një viçi fatkeq.

Po shtohet dita ditës radha për të parë viçin e lindur disa ditë më parë në provincën indiane të Rajnandgaon, i cili ka tre sy.

Një dukuri e çuditshme, por që bëhet ende më e veçantë për atë popullsi teksa lindja përkon me festën e diellit dhe të korrjes, ku banorët induistë i luten dhe falënderojnë zotin Shiva, një nga më të njohurit e asaj feje, që ka pikërisht edhe një sy karakteristik në mes të ballit.

Në fenë induiste, syri i tretë është dera përmes së cilës mund të arrish transcendencën dhe ndriçimin e mendjes ndaj dimensioneve të tjera të qenies, një koncept kompleks por që banorët e asaj pjese të Indisë kanë vendosur se mishërohet te kafsha e vogël.

Monedha, arra kokosi, orendi të ndryshme hidhen si oferta ndaj viçit-zot nga njerëzit që presin me orë për ta parë, pavarësisht se veterineri i zonës mundohet të shpjegojë me durim se bëhet fjalë për një sëmundje gjenetike, dhe jo për shenjës të së përtejmes.

Pronari i kafshës së veçantë, thekson se viçi ka edhe një gjuhë më të gjatë se normalja, diçka që e bën të vështirë ushqyerjen me qumësht, por jo sa prania e personave që shtyhen për ta prekur duke e nervozuar gjatë gjithë kohës.