zoom

Të gjitha

Është e “fejuara” e Can Yaman, por zbulohet puthja me pronarin e skuadrës së Serie A

Ajo është një nga gazetaret më të dashura të televizionit Italian. Ai, pronari i një nga ekipeve me në zë të Serie A, pinjoll i një nga familjet më të pasura amerikane. Duket një histori që ka të gjithë përbërësit e romancës, dhe kështu në fakt po ndodh.

Diletta Leotta, biondja simpatike që çdo të dielë shoqëron italianët në ndeshjet e kampionatit, por tashmë edhe një nga “influencer” më të njohura në vendin fqinj, është parë duke u shoqëruar me Ryan Friedkin, djalin e pronarit të Romës, Dan Friedkin.

Leotta ka qenë në qendrën e vëmendjes muajt e fundit për historitë e saj me personazhe të njohura të ekranit, duke filluar nga aktori turk Can Yaman, ndërkohë që është folur edhe për një flirt me sulmuesin e Milanit Zlatan Ibrahimovic, diçka që të dy e kanë mohuar me forcë.

Diletta Leotta, prima foto con Can Yaman e Cassius

Të njëjtin reagim gazetarja pati sot edhe për historinë me miliarderin 32-vjeçar Ryan Friedkin, madje duke akuzuar kolegët e saj të kronikave rozë për spekulime, nga momenti që marrëdhënia e saj me amerikanin cilësohej thjesht si miqësore.  Por vetëm disa orë më vonë, ja që një nga revistat më të njohura italiane, “Oggi”, boton foton e pakontestueshme të një puthje ku miqësia nuk duket se është vënë në plan të parë.

Në qoftë se Diletta nga vajza që interviston lojtarët e Romës pas  ndeshjes do të bëhet “pronarja” e tyre, mbetet për t’u parë, por padyshim ajo është kryefjala e gossip-it Italian këto orë.  /a2