zoom

Politikë

Escobar sot në Tiranë, takim me Ramën dhe Bashën

I dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar pritet të vizitojë ditën e sotme Shqipërinë.

Është bërë më herët me dije se Escobar do të takohet me kryeministrin Edi Rama si dhe kryetarin e opozitës, Lulzim Basha.

Pritet që takimi mes Lulzim Bashës dhe zyrtarit të lartë amerikan do të zhvillohet rreth orës 11:30 dhe më pas Escobar do të takohet me Ministren e Jashtme Olta Xhaçka rreth orës 14:30-15:00.

Nga ana tjetër, takimi me kryeministrin Edi Rama do të zhvillohet rreth orës 17:00, teksa deri më tani nuk është njoftuar për një konferencë shtypi të përbashkët.

Kujtojmë se vizita e Escobar-it në Tiranë, vjen vetëm dy ditë para Kuvendit të thirrur nga Sali Berisha, i cili është i shpallur non grata nga SHBA, për korrupsion dhe minim të demokracisë.

Ndërkohë që dy ditë më parë, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ambasada ka konfirmuar se vizita e Escobar-it është vendosmëria e SHBA-ve për të luftuar korrupsionin, pandëshkueshmërinë dhe përpjekjet për të minuar demokracinë në Ballkanin Perëndimor.