zoom

Lajme

Ervin Salianji del nga selia e PD-së, niset për në Polici: Shpresoj që të frymëzoj qytetarët

Pasi qëndroi pothuajse gjithë ditën në selinë e PD, Ervin Salianji deklaroi përpara mediave se po shkon të vetëdorëzohet në drejtorinë e policisë së Tiranës, për të nisur kështu edhe dënimin me 1 vit burg për kallëzim të rremë.

Salianji: Çdo përpjekje që kam bërë është për të mirën, për interesin publik, gjatë diskutimeve që ju i keni raportuar dhe për këtë doja të bëja një komunikim, grupi ka vendosur të ngujohej pëer shkak se ky është një vendim politik qëe ne nuk e njohgim, por unë jam shprehur që do të përballem edhe me këtë pengmarrje banditeske. Do ta bëj betejën aty, shpresoj të frymëzoj gjithë qytetarët. E vërteta nuk ka çmim dhe e vërteta në fund do të triumfojë. Sot nuk kam dashur të lajmëroj asnjëlloj forme të protestës. Miqtë që kanë lajmëruar për të qenë janë të mirëpritur, por nuk është një protest. Ju falenderoj ju mediat që keni qenë aleat të rëndësishëm në gjithë rrugëtimin, do të shihemi së shpejti.