zoom

Të gjitha

Ervin Salianji caktohet drejtues politik i qarkut Korçë

Ervin Salianji emërohet drejtues politik i qarkut Korçë. Vendimi është marrë pasi Kryesia e PD-së përjashtoi Edmond Spahon.

Lajmi është bërë i ditur nga sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi. Sipas tij, Salianji do të jetë edhe Kryetar i Këshillit Koordinues të Qarkut, që është struktura e përhershme me përgjegjësi në organizimin elektoral dhe aksionet e veprimtaritë politike të PDSH-së në nivel qarku.

Njoftimi i Bardhit për demokratët:

Pas vendimit të Kryesisë së Partisë për përjashtimin nga Partia Demokraitke të ish-drejtuesit politik të qarkut Korçë, z. Edmond Spaho, ju njoftoj se:

Në mbështetje të nenit 33 të Statutit të Partisë, sot Kryetari i Partisë ka caktuar si Drejtues Politik të qarkut Korçë, deputetin z. Ervin Salianji. Në këtë mënyrë z. Salianji do të jetë edhe Kryetar i Këshillit Koordinues të Qarkut, që është struktura e përhershme me përgjegjësi në organizimin elektoral dhe aksionet e veprimtaritë politike të PDSH në nivel qarku.