zoom

Sport

Ermal Meta shkakton “tërmet” në Itali, del kundër tifozëve të Interit për festën

Ermal Meta shfryu në rrjetet sociale. Artisti shqiptar me famë në Itali kritikoi tubimin e djeshëm të tifozëve zikaltër në Milano, duke e krahasuar atë me ndalimet tepër të rrepta të vendosura ndaj këngëtarëve më 1 maj. Meta ka publikuar dy postime, një në Twitter dhe një në Instagram, të dy me një foto të festës së titullit të Interit.

Ja çfarë shkruajti kantautori Ermal Meta në Twitter, një tifoz i njohur i Napolit: “Ndihem i marrë për…” Këtu është mesazhi i plotë i shkruar prej tij: “Më 1 maj, ne nuk ishim në gjendje të merrnim teknikët tanë, pavarësisht nga të gjitha kontrollet. Dje, kur u ktheva në Milano, gjeta këtë pamje. E gjitha është shumë e turpshme dhe mendoj se nuk jam i vetmi me këtë ndjenjë të përjetuar nga udhëtimi në Milano”.

Sidoqoftë, këto janë fjalët e shkruara në një “story” në Instagram: “Më 1 maj asnjë artist nuk ishte në gjendje të merrte teknikët e vet për arsye të “sigurisë”. Ne të gjithë e pranuam atë rregull, pa diskutim. Por, ku janë institucionet, kur ato janë të nevojshme? Ose, a është e vërtetë që Italia është një Republikë e themeluar në futboll?”