zoom

Aktualitet

“Eri, gjaku jot s’do bëhet kurrë ujë”! Vëllai i 7-vjeçarit reagon për Mediun: Mbahu fort lali, ka dhe vetëdrejtësi

Kur kanë kaluar 13 vite nga shpërthimi në Gërdec, GJKKO ditën e sotme refuzoi kërkesën e SPAK për të rihapur hetimet për Fatmir Mediun, ministër i mbrojtjes asokohe kur shpërtheu Gërdeci.

Vëllai i 7-vjeçarit që humbi jetën, i cili tashmë është me profesion avokat në një postim në rrjetet sociale shkruan se drejtësia do të vijë.

Postimi i plotë:

“Qetesohu Eri gjaku jot nuk behet kurr uje.
Mbahu, fort lali.
Ka ligj po ka dhe maliq.
Ka drejtesi po ka dhe vetedrejtesi.
SPAK te apeloj vendimin,te shkoj ceshtja ne apel.
Nuk dorezohemi,nuk terhiqemi.Beteja vazhdon.”