zoom

Bota

Erdogan pret Vuçiç në Ankara

Presidenti Recep Tayyip Erdoğan ka pritur me një ceremoni zyrtare në Kompleksin Presidencial homologun serb Aleksandar Vuçiç.  Pas takimit, Erdogan ka marrë pjesë në seancën e Këshillit të Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë mes te dy vendeve. Duke kujtuar se Turqia është një vend aktiv në gjeografinë e Ballkanit, Erdogan tha se ky rajon nuk mund të ekzistojë pa Turqinë.

Palët kanë diskutuar edhe situatën në Bosnje-Hercegovinë. Ata kanë theksuar rëndësinë e paqes dhe stabilitetit në Bosnje dhe Hercegovinë për te gjithe rajonin. Vuçiç dhe Erdoghan shprehën besimin se zgjidhja e problemeve në Bosnje-Hercegovinë bëhet përmes më shumë dialogut mes palëve. 

Te dy shtetet nënshkruan edhe një sërë marrëveshjesh që mbulojnë fusha si kultura, turizmi, arsimi dhe ekonomia.

Vëllimi i tregtisë mes të dy shteteve arriti në 2 miliardë dollarë në fund të vitit të kaluar, duke tejkaluar objektivin e vendosur nga dy presidentët në takimin e dytë të Këshillit të Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë të mbajtur në Beograd në tetor 2019

Objektivi afatmesëm i vëllimit tregtar midis dy vendeve është një xhiro vjetore prej 5 miliardë dollarësh.

Numri i kompanive në pronësi dhe menaxhim të biznesmenëve turq në Serbi është rritur në 800.

Kompanitë turke ofrojnë mundësi punësimi për 8 mijë qytetarë serbë, veçanërisht ata që jetojnë në rajonet më pak të zhvilluara të vendit.