zoom

Bota

Erdogan dhe Rama zhvillojnë zgjedhje në të njëjtën ditë

Presidenti i Turqisë ka shpallur 14 majin si datën për mbajtjen e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare dhe presidenciale të vendit.

Presidenti Recep Tayyip Erdogan, i cili planifikon të rikandidojë, e bëri njoftimin gjatë një konference të shtunën, në provincën veriperëndimore të Bursës.

“Jemi të destinuar të ndajmë rrugën tonë me ju, rininë tonë, që do të votojë për herë të parë në zgjedhjet që do të mbahen më 14 maj”, tha presidenti turk.

Erdogan, i cili është në pushtet që nga viti 2003, fillimisht si kryeministër, dhe si president që nga viti 2014 përballet me zgjedhjet më sfiduese për të deri tani.