Aplikacion
Ajo theksoi se sapo ishte kthyer nga SHBA, ku kishte folur me shumë ambasadorë dhe ku kishte informuar shefat e saj për zhvillimit në Shqipëri.
Mes të tjerash, ambasadorja Kim tha pas kthimit nga Uashingtoni ishte shumë e rëndësishme që të shkonte në PD, për të ndarë me kryetarin Basha atë që ka mësuar atje.
“Unë sapo jam kthyer para pak orësh nga Uashingtoni, ku kam pasur mundësi të flasë me drejtues nga të gjitha agjencisë, përfshirë DASH, Shtëpinë e Bardhë. Kam pasur mundësi të mund t’u jap informacion shefave dhe kolegëve të mi për situatën në Shqipëri. Besoj që mendova se ishte tejet e rëndësishme që sapo të kthehesha të mund të vija në PD, për të ndarë me të atë që kam mësuar nga Uashingtoni. Ndava me kryetarin Basha që Uashingtoni mbetet i angazhuar për të vazhduar dhe për të punuar më ngushtësisht me PD”, tha ambasadorja Kim.