zoom

Aktualitet

Era e fortë sjell probleme në Vlorë, disa zona mbeten pa energji elektrike

Moti i keq me erë të fortë, ka shkaktuar mungesë të energjisë elektrike në disa zona të Vlorës.

Mungesë të furnizimit me energji elektrike raportohet në zonat: Pus Mezin, Orikum, Dukat, Llogara, Radhimë, Kallarat, Bolene, Vranisht, Mesaplik, Terbac, Brataj, Velc, Bashaj, Sevaster, Gorisht, Dushkarak dhe Mazhar.

Sa i përket zonave të tjera, furnizimi me energji elektrike vazhdon normalisht.

Ndërkohë, niveli i Vjosës arriti mbrëmë në 6:30 metra duke dalë pak në pjesën e pazarit dhe sot sërish është rikthyer në shtrat megjithatë do të mbahet në monitorim.