zoom

Politikë

Ëndrra me sy hapur e kryeministrit: Çfarë më lë pa gjumë

Ai sheh shumë ëndrra. Në fakt, politikanët shohin shumë të tilla përpara zgjedhjeve. Por kryeministri Rama thotë se sheh të tijat me pushtet, por ëndërron për vaksinat.

Gjatë një bashkëbisedimi në Lezhë, kryeministri tha se kjo ëndërr po e le pa gjumë.

“Është shumë e afërt dita ku ne do të fillojmë vaksinimin masiv për të lehtësuar edhe sezonin e ardhshëm turistik. Nëse realizojmë një vaksinim masiv në mars-prill-maj deri në mesin e qershorit do të kemi një sezon turistik shumë më ndryshe.

Për të kaluar në një tjetër stad na duhet një tjetër sasi vaksinash, pasi me numrin e siguruar procesi do të jetë më i ngadaltë. Kjo është ëndrra që më lë pa gjumë se si të disponojmë sa më shpejt një numër vrastar vaksinash për virusin. Duke hapur rrugën Shëngjin-Velipojë do të kemi një shtyllë të re kurrizore në një zonë ku ka një potencial shumë të madh”. 

Me kaq pak vaksina sa ka siguruar Shqipëria dhe kaq politizim të çështjes, në fakt asnjë shqiptar nuk fle i qetë. ©Zoom.al