zoom

Aktualitet

EMRI+FOTO/ Shkëmbim zjarri në Athinë, plagoset i riu shqiptar

Një 22-vjeçar shqiptar mbeti i plagosur gjatë disa të shtënave me armë zjarri në Athinë.

I riu, i identifikuar si Dhjonisi Kapllani, po udhëtonte me një mjet tip “Smart” kur një makinë tjetër tip “Audi” i preu rrugën.

Në momentin që të dyja mjetet kanë ndaluar, Dhjonisi Kapllani zbriti nga “Smarti” dhe më pas nisi shkëmbimi i zjarrit.

Për pasojë, mbeti i plagosur në kofshë 22-vjeçari shqiptar.

Më pas, të dy mjetet u larguan me shpejtësi në drejtim të paditur, ndërsa Kapllani i dërgua në spital me ambulancë.

Shqiptari kishte dalë nga burgu një ditë më parë pasi ishte dënuar për organizatë kriminale dhe trafik droge.