zoom

Aktualitet

Emri+foto/ Ky është autori i plagosjes së të riut në zyrën e PD-së në Kavajë, tepër i rrezikshëm

Të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen në zyrën elektorale të Partisë Demokratike në Kavajë. Për pasojë, shtetasi Bledar Okshtuni ka mbetur i plagosur. Ai është qëlluar me armë zjarri në pjesën e këmbës. I plagosuri është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes për të kryer hetimet për rastin. Ata theksojn se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta ku ka mbetur i plagosur 27 vjeçari.

Në deklaratë thuhet se autori i dyshuar është identifikuar si Ndriçim Jonuzi dhe po punohet për arrestimin e tij. Ndriçim Jonuzi ose Ndriçim Tahiri ka qenë person i shpallur në kërkim dhe është me precedent të theksuar kriminal në fushën e krimit kundër jetës në Itali.

Ky shtetas ka qenë i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma më date 29.05.2007 me vendim të Gjykatës së Torinos, Itali dhe është dënuar me 8-vite burgim për vrasje pa dashje. Jonuzi është fshehur në Kavajë dhe është vënë në pranga më 2014, ku ka vuajtur dënimin me 8 vjet dhe me sa duket i është ulur.