Një punonjës policie humbi jetën në aksident rrugor mëngjesin e kësaj të shtune, të shënuar në Mirditë.
Gëzim Lazri, 56 vjeç, sapo kishte lënë shërbimin dhe po kthehej në shtëpi me mjetin e tij tip “Benz” në momentin kur u përplas nga një makinë tjetër tip “Chevrolet”, që drejtohej nga një shtetas malazez.
Paraprakisht, dyshohet se shkaku i aksidentit rrugor ka qenë parakalimi i gabuar në shkelje të rregullave të qarkullimit i automjetit tip “Chevrolet” që drejtohej nga shtetasi M.F.
Shtetasi malazez ndodhet në spital për ndihmë mjekësore.
Bëhuni pjesë e Zoom.al 👇👇
Related Posts
None found