zoom

Aktualitet

EMRI/ Kush është shqiptari që “bënte ligjin” në burgun grek. Policia “mësyn” në qeli

Një i burgosur shqiptar ishte shndërruar në protagonistin e aktivitetit kriminal në një burg grek në Janinë.

Sipas mediave greke, Edmond Përbasha ishte koka e një sërë veprimtarive kriminale që kryheshin brenda burgut të Stavrakiout, duke përfshkrë edhe shpërndarje të drogës.

Shqiptari, i njohur me nofkat “Bossi” apo “Shefi” kishte kthyer në bashkëpunëtor të tij edhe policë, gardianë e zyrtarë.

Pas katër muajsh hetime në burg, policia greke ndërmori një aksion në qeli në orën 06.00 të mëngjesit për të ekzekutuar disa urdhër arreste si dhe për të kryer kontrolle për drogë, armë, etj..

Urdhër arrestet, sipas mediave fqinje, kanë për persona brenda e jashtë burgut, përfshirë policë, gardianë e zyrtarë.

Kontrollet kanë shkaktuar revoltë ndër të burgosurit, të cilët kanë djegur dyshekë e sende të tjera. Në qeli mbërritën edhe zjarrfikës për të shuar flakët, ndërsa disa prej të burgosurve u transferuan, për të qetësuar situatën.