zoom

Aktualitet

EMRI/ Kush është i riu që u plagos me armë në Tiranë

Zbardhen detaje të reja nga plagosja me armë zjarri që u regjistrua këtë të martë në fshatin Marikaj, në Tiranë.

Sipas burimeve nga grupi hetimor, i plagosur mbeti Xhuliano Shkurti, 25 vjeç.

Ai konfliktua me një person tjetër. Sherri ka qenë i çastit në një servis makinash.

Xhuliano Shkurti mori një plumb në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërsa policia po vijon hetimet për të zbardhur dinamikën e plotë të ngjarjes.