zoom

Aktualitet

EMRI/ Kërcënohet me armë djali i ish-zyrtarit të PD

Një 32-vjeçar është kërcënuar me armë zjarri në qendër të Shkodrës.

Sipas policisë, i kërcënuari është Arlind Bushati, djali i Xhemal Bushatit. Ky i fundit ka qenë kandidat i Partisë Demokratike për Bashkinë e Shkodrës, në kohën kur PD drejtohej nga Lulzim Basha.

Dy persona, ende të paidentifikuar që qarkullonin me motor, i kanë drejtuar armën 32-vjeçarit, afër një lokali në pedonalen e Shkodrës.

Personat që kanë kërcënuar të riun, kanë qenë të maskuar me skafandër.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e të enjtes, ndërsa 32-vjeçari e ka bërë denoncimin këtë mëngjes.