zoom

Aktualitet

Emri/ 30-vjeçarja shqiptare ndërron jetë pas aksidentit të tmerrshëm

Një 30-vjeçare shqiptare ka ndërruar jetë pas një aksidenti të ndodhur në autostradën A10, në Celle Ligure në Itali mbrëmjen e djeshme. Mediat fqinje bëjnë me dije se ajo është identifikuar si Denada Nerjaku.

Ajo ka qenë duke ecur me makinën e saj kur është përplasur me një kamion që po vinte në drejtim të kundërt.

30-vjeçarja u dërgua në spitalin Santa Corona në Pietra Ligure me helikopter, por nuk mund t’i mbijetonte plagëve të marra, duke ndërruar jetë mëngjesin e sotëm.

Prokuroria ka nisur një hetim në lidhje me aksidentin fatal. Denada Nerjaku la pas një vajzë të vogël, ndërkohë që edhe i vëllai i saj ishte zhvendosur në të njëjtën zonë ku ajo jetonte.