zoom

Aktualitet

Emrat/ Vdekja e minatorit të Bulqizë, arrestohet një person, procedohet penalisht një tjetër

Pas ngjarjes së rëndë që ndodhi një ditë më parë në Bulqizë, ku humbi jetën 47-vjeçari Fiqir Karaj, në një aksident në një minierë kromi, është arrestuar një person dhe një tjetër po hetohet në gjendje të lire.

Burime për Report TV bëjnë me dije se është arrestuar Caush Duriçi me detyrë armator i galerisë dhe hetohet në gjendje të lirë Fitim Kaci me detyrë brigadier i subjektit Kaci, për veprën penale ‘Shkelje e rregullave të mbrojtjes në punë’.

Minatori Fiqiri Karaj kishte dy muaj që punonte tek ajo galeri të cilën e administron Kaci if 2012 sh.p.k dhe ka qenë i siguruar. Minatori banon në njësinë administrative Fush-Nulqizë fshati Kokordhak. Është i martuar ka tre vajza, njëra nga vajzat ishte e sëmur me zemër.