zoom

Aktualitet

EMRAT/ Kush janë kontrollorët që u shoqëruan në mesnatë në polici. Mes tyre edhe një grua

Policia shoqëroi 9 kontrollorët e Rinasit që në shenjë proteste për uljen e pagave prej 1 viti. Zoom.al mëson se kontrollorët e shoqëruar janë:
  1. Rei Katroshi
  2. Armando Fezga
  3. Flora Ndreca
  4. Mohnir Mezini
  5. Sokol Kosta
  6. Elton Shabani

Tre emrat e tjerë nuk janë bërë publikë. Disa prej tyre shkuan vullnetarisht në polici, pasi u njoftuan në telefon. Prokuroria e Tiranës po i heton ata për “shpërdorim të detyrës”.

Kontrollorët thonë se kanë të drejtë të protestojnë kundër përgjysmimit të pagave. Ndërsa qeveria, e gjendur përballë bllokimit të aeroportit të Rinasit, i ka akuzuar për grusht shteti dhe pengmarrje të shtetit dhe se janë të përdorur politikisht nga presidenti Meta dhe ish -kryeministri Berisha.

Partia Demokratike i ka injoruar akuzat e vazhdueshme të kryeministrit Rama gjatë ditës së djeshme dhe në të vetmin reagim zyrtar të saj u shpreh se kjo situatë është sajuar nga vetë ai për të hequr vëmendjen nga fushata, pasi s’ka çfarë t’u thotë më shqiptarëve. /Zoom.al