zoom

Aktualitet

(EMRAT) Kush janë 2 vëllezërit që u plagosen në Shkodër/ Detaje, si krisi arma

Policia ka dhënë detaje për plagosjen e dy vëllezërve në Shkodër, njëri me armë zjarri dhe tjetri me sende të forta.

Policia njofton se konflikti ka ndodhur për motive pronësie. I dëmtuar me sende të forta mbeti Lad Gruda, ndërsa i plagosur me armë zjarri pistoletë vellai i tij shtetasi Ilir Gruda.

Autori është shtetasi Xhevahir Fikaj, ku vijon puna për kapjen e tij.

“Gjatë një konflikti fizik për motive pronësie, është dëmtuar me sende të forta shtetasi Lad Gruda., 34 vjeç. Konflikti është përshkallëzuar më tej ku shtetasi Xhevahir Fikaj, ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin Ilir Gruda, 41 vjeç vëllain e 34 vjeçarit, të cilët janë transportuar në spital jashtë rrezikut për jetën” njofton policia.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe vijon puna për sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e ngjarjes.