zoom

Aktualitet

(EMRAT) Këta janë viktima dhe të plagosurit e Don Boskos sot

Janë bërë publike identitetet e viktimës dhe katër të plagosurve, pak minuta më parë, si pasojë e të shtënave në një lokal në zonën e Don Boskos.

I vrarë ka mbetur 35-vjeçari Erion Çela, i cili pavarësisht përpjekjeve për ta dërguar dhe mjekuar në spital nuk ka mundur dot të mbijetojë.

Nga ana tjetër, të plagosur janë:

Arben Dani 46 vjeç, i dëmtuar në këmbë

Azbi Selimaj 19 vjeç i dëmtuar në shpatull

Blerim Çela, 28 vjeç i dëmtuar në këmbën e djathtë dhe në fytyrë (vëllai i viktimës)

Edmond Crroj 41 vjeç, i dëmtuar në bark dhe këmbë