zoom

Aktualitet

Emrat e njohur/ Ja tre personazhet nga bota e krimit që futen në regjimin ’41 biss’

Sot janë vendosur në regjimin strikt 41 bis tre personazhe të njohur të botës së krimit.
Ata janë Aleksandër Llanaj, Fatmir Pjetri dhe Redjan Rraja. Më herët këtë e kishte konfirmuar edhe ministri i Drejtësisë Ulsi Manja.

Po kush janë tre emrat që do i nën shtrohen regjimit 41 biss? 

Aleksander Llanaj

Aleksandër LLanaj nga qyteti i Vlorës njihet për Másakrën e 7 Prillit në 2015-ën të ndodhur në Vlorë.    Gjykata e Apelit në Vlorë asaj kohe e ka dënuar me 35 vjet heqje lirie Aleksandër Llanajn dhe me nga 24.4 vite burg shtetasit Ani Begajn dhe Bertil Aliajn. Që të tre këta persona u shpallën fajtorë për një vrasje të trefishtë të ndodhur në prill të vitit të kaluar në qytetin e Vlorës.

Seanca ndaj këtyre shtetasve është zhvilluar me gjykim të shkurtuar dhe për këtë ata kanë përfituar uljen e dënimit me 1/3-tën, pasi më herët gjykata pranoi kërkesën e prokurorisë e cila kërkoi dënimin me burgim të përjetshëm për Llanajn dhe dënimin me 35 vite burg për 2 të tjerët.

Fatmir Pjetri 

Fatmir Pjetri

33-vjeçari është nga Puka dhe rezulton i dënuar më parë në Greqi për vjedhje me dhunë dhe armë. Pas ardhjes në Shqipëri ai në vitin 2013 u bë pjesë e “Bandës së Babagjyshëve”. Ai ka marrë pjesë në të gjitha grabitjet e bëra nga banda e “Babagjyshëve”,që u shtrinë në të gjithë vendin, në Tiranë, Kuçovë, Durrës, Berat, Lezhë, Fushë-Krujë, Laç, Shkodër.

Grabitja që bëri më shumë bujë ishte ajo në një qendër tregtare në Tiranë, ku u grabit një argjendari. Pas kësaj ngjarje ai u arrestua në 24 nëntor të 2017. Pjetri kryente çdo grabitje pa lënë gjurmë, pa shkaktuar viktima dhe në një kohë prej 3 minutash.

Pas u shpall në kërkim ndërkombëtar ai deklaroi: “Nuk e di cili shpik për emrin tim, jam i pafajshëm. Policia të më akuzojë me fakte reale, jo me sajesa”.

Redjan Rraja

Redjan Rraja

Redjan Rraja rezulton të jetë përfshirë në dy ngjarje, që krijuan një impakt të madh në opinionin publik shqiptar, siç ishte vrasja e Elton Çiços dhe dhuna ndaj Xhisiela Malokut.

Redjan Rraja është dënuar me 8 muaj burg nga Gjykata e Tiranës, pasi u akuzua për “veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës” në vrasjen e mikut të tij, Elton Çiço, më 1 maj 2016.

Në atë kohë, gjykata akuzoi Redjan Rrajën se kishte treguar veprimet e viktimës në shoqërinë e tij, para se ai të qëllohej për vdekje, në një lokal në zonën e ish-Bllokut, në Tiranë. Rraja ka qenë i ulur në tavolinë me Çiçon, kur ky i fundit është qëlluar me breshëri plumbash, duke mbetur i vdekur në vend.

Ndërkohë, emri i Redjan Rrajës del edhe në ngjarjen e bujshme të dhunës së ushtruar ndaj Xhisiela Malokut. Ishte ish-oficeri i Fushë Krujës, Emiljano Nuhu, që kallëzoi në komisariatin numër 6, në Tiranë, se është kërcënuar nga Redjan dhe Ramazan Rraja, për çështjen “Xhisiela”.

“Ne e shkrijmë të gjithë komisariatin dhe ty s’të kemi asgjë. Do të të zhdukim ty bashkë me familjen, po thirre më njeri nga fisi jonë ta marrësh në pyetje. Do të zhdukim ty bashkë më familjen tënde për 24 orë nëse vazhdon merresh me ne dhe mos të të shohim më në Fushë Krujë. Ligjin në Fushë Krujë e bëjmë ne dhe jo ti”, mësohet se i kishin thënë oficerit Redjan dhe Ramazan Rraja.