zoom

Të gjitha

Elvisi thumbon Antonelën edhe pas daljes nga emisioni

Elvisi vendosi të linte përfundimisht “Për’puthen” pasi u kryqëzua nga të gjithë për një postim të rëndë dhe thumbues kundër Antonelës. Duke nisur nga opinionisti i “Për’puthen”, Arjan Konomi, e shumë të tjerë ju kthyen kundër Elvisit për postimin.

Pas gjithë debatit ky i fundit vendosi të largohej duke u shprehur se nuk pranon që të bëhet ai kurban për të fituar dikush tjetër.

“Kërkohet të bëhet kurban dikush që të fitojë dikush tjetër. Ti je i pari që me ke thënë çoban dhe unë më mirë të jem çoban se sa pjesë e kopesë dhe të më bëni kurban. Ta harroni që mua më bëni kurban dhe më vrisni gjithë formimin dhe imazhin që kam. Ta harroni që të më përbaltni dhe të më përdorni si të doni”, u shpreh Elvisi.

Më pas përmes një videoje të publikuar në Instagram ai tha se Antonela e përdori të gjithë situatën për vëmendje dhe për ta ulur atë si person.

“Pas daljes nga studio kam qenë unë i pari që i kërkova personalisht falje Antonelës për mërzitjen që mund t’i kem shkaktuar unë si person jo për atë që ndodhi në studio. Nga ana tjetër kam përshtyjen se kjo situatë po përdoret mediatikisht nga disa persona brenda, ndoshta dhe nga jashtë studios. Më shumë të drejtë mund të thonë që ishte e rëndë ajo që postova unë, por mendoj se thjesht po i mëshojnë kësaj, sepse nuk kanë pasur skandal ku të kapen dhe kjo ishte e vetmja mënyrë për të më ulur. E theksoj që mund të jetë dhe nga persona jashtë studios, që kanë kohë që duan të më ulin për shkak të hatërmbetjeve, fundi fundit janë problemi i tyre dhe jo i imi. Shpresoj shumë që kjo situatë të marrë zgjidhje pa u prekur askush, pa u cënuar morali dhe dinjiteti i askujt”, tha Elvisi.

Siç duket inati me Antonelën nuk i ka dalë ende dhe sot ai ka bërë një postim thumbues për të. Elvisi ka publikuar në Instagram një pjesë nga programi, ku Antonela u shfaq me lidhje skype për të folur në lidhje me mungesën e saj në program.

Ai e ka cilësuar Antonelën si viktimë të televizionit dhe shprehet se askush nuk ka guximin ta thotë hapur këtë gjë.

”Meqë ata që paguhen për opinionista nuk japin opinione po e jap unë. Ja fytyra e vërtetë e ‘viktimave’ të televizionit. Ju pata thënë që i nxjerr koha kokat e këtyre”, ka shkruar Elvisi shoqëruar me figurën e një kllouni.