Aplikacion
I kontaktuar për të dhënë një koment nga Forbes, Elon Musk i ka bashkangjitur deklaratës së tij një batutë për Bezos.
“Po i dërgoj një statujë gjigande të numrit ‘2’ Jeffrey Bezos, bashkë me një medalje argjendi,” – shkruan Musk në një e-mail të shkurtër.
Ky thumbim nuk vjen aspak si surprizë, pasi CEO ekscentrik i Tesla-s, njihet të ketë bërë disa postime në Twitter në të shkuarën duke e quajtur Bezos një ‘kopje’ të tijën, në dy raste. Në rastin e parë, në prill 2019, kur Amazon sapo kishte njoftuar planet për të nisur një konstalacion satelitësh që hynte direkt në konkurrim me projektin e Musk, SpaceX, dhe për të dytën herë në qershor 2020, kur Amazon bleu kompaninë e makinave që ecin me auto-pilot, Zoox, e cila ecën sërish në hapat e Tesla-s.
Vitet e fundit, këta dy biznesmenë të fuqishëm janë përplasur në dy pista kryesore: të ardhurat e tyre neto si dhe ambicionet hapësinore. Musk vlente $24.6 miliardë dollarë në Mars 2020, rreth $90 miliardë më pak se Bezos.
Në gusht 2020, Bezos u bë personi i parë në botë që kishte akumuluar një pasuri prej $200 miliardë dollarësh pasi aksionet e tij arritën vlera marramendëse. Por pasi kompania e makinave elektrike e Musk, – Tesla – arriti një rritje prej 720% në vitin 2020, Musk u ngjit me hapa galoponte duke u bërë personi më i pasur në botë për një periudhë të shkurtër në Janar 2021.
Dyshja ka këmbyer titullin disa herë gjatë këtij viti, së bashku me Bernard Anault, CEO i konglomeratit të produkteve të luksit në Francë, LVMH.
Ama që prej të martës, ora 2:00 p.m., Musk ka zënë sërish vendin e parë, duke kapur një vlerë prej $200.7 miliardë dollarësh. Bezos është në vendin e dytë me $192.5 miliardë ndërsa Arnault në të tretin me $174 miliardë, sipas përllogaritjeve të Forbes.
Një zëdhënës i Bezos nuk ka pranuar t’i përgjigjet kërkesës së Forbes për të dhënë një kundër-koment.
Ndërkohë, në frontin hapësinor, të dy Musk dhe Bezos drejtojnë kompani raketash që janë në konkurrencë të vazhdueshme. Bezosh themeloi Blue Origin në vitin 2000, ndërsa Musk nisi SpaceX në 2002.
SPAK rrëzon pretendimet e Berishës: Alfred Dedja nuk ishte dëshmitar i vrasjes së Jan Prengës