zoom

Të gjitha

Elgit Doda revoltohet me konkurrentët e “Për’puthen”! Ka një kërkesë për Edi Ramën

Shumë personazhe të “Për’puthen” e kanë përdorur famën e tyre për t’u përfshirë në tregun muzikor. Pavarësisht nëse kanë apo jo talent për këndim, ata kanë publikuar të paktën një këngë deri më tani. Madje duket sikur e kanë kthyer në një sfidë me njëri-tjetrin, se cili prej tyre do të nxjerrë më shumë këngë dhe sigurisht kush do marrë më shumë klikime.

Të fundit që kanë publikuar një këngë janë Luljeta dhe Ndriçimi nga “Për’puthen +40”. “S’ta jap”, që nga një pjesë e madhe e publikut nuk u prit fare mirë.

Së fundmi, Elgit Doda ka reaguar i revoltuar për këngën e fundit të dyshes së “Për’puthen +40”. Ai ka postuar një pjesë të këngës në Instagramin e tij dhe përkrah ka shkruar:

“Degjenerimi ka kaluar kufijtë. Edi Rama më le nja 2 ditë kryeministër sa të sistemoj nja 2 gjëra”.