zoom

Të gjitha

Elgit Doda dhe Sindi ironizojnë Anën: Një minutë heshtje për muzikën

Po, të gjithë e dimë që s’ngeli konkurrent e ish-konkurrent i “Për’puthen” pa bërë një këngë (ose më shumë) dhe radhën e kishte Ana Lleshi.

Dje, ajo bëri debutimin e parë në muzikë, me një projekt ky model kryesor ishte ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Atdhe Xharavina.

“Deal” titullohet kënga e saj që në fakt s’është pritur edhe aq mirë nga shqiptarët.

Një pjesë e madhe e publikut i ka vënë në dukje Anës faktin që ajo nuk ka talent, duke e quajtur këngën një dështim.
Komentet ishin nga më të ndryshme, ndërsa thumbat në publik nuk i ka kursyer as konkurrentja e “Për’puthen”, Sindi Loçi.
Pasi Ana lançoi këngën e saj në Youtube, Sindi e ironizoi Anën dhe këtë projekt me një status në InstaStory.

“Një minutë qetësi për të gjithë industrinë e muzikës”, shkroi Sindi duke lënë të kuptohet se e kishte drejtpërdrejt me Anën.

Gjithashtu, producenti Elgit Doda ka ironizuar për herë të dytë “këngëtarët” e rinj të “Për’puthen”.

Ai ka treguar se vazhdon të mos jetë dakord me këto projekte, teksa shkruan në InstaStory:

“Është bërë muzika si zyrë pune, kush ka mbetur pa punë, futi një këngë. Bjere mbarë o Zot!”- shkruan ai me ironi në InstaStory.