zoom

Aktualitet

Elbasan/ Konfiskohen 3 milionë euro pasuri të 31-vjeçarit me precedentë në Britani e Hollandë

Konfiskohet pasuria me vlerë 3 milionë euro e 31-vjeçarit Emiljano Shega, pasi dyshohet se vjen nga veprimtaritë kriminale. I riu, banues në Peqin, rezulton me të shkuar kriminale dhe i dënuar për disa vepra penale në Mbretërinë e Bashkuar, Holandë dhe Shqipëri.

Shega ka qenë i dënuar në Mbretërinë e Bashkuar, për trafikim të lëndëve të forta narkotike dhe për mbajtje të armëve ofensive, është arrestuar në Amsterdam, Holandë, për trafikim të narkotikëve, si dhe është dënuar në Shqipëri, për mbajtje pa leje të armeve luftarake dhe falsifikim të dokumenteve.

Pasuritë e konfiskuara

Pjesë toke (kullotë) me sipërfaqe 45 000 m2, në fshatin Gjilek, Himarë;

1 apartament me sipërfaqe 130 m2, në Tiranë;

2 garazhe me sipërfaqe 230 m2, në Tiranë;

1 vile dykatëshe me sipërfaqe 500 m2, në Peqin;

1 apartament me sipërfaqe 111 m2, në Kryevidh, Kavajë.

Në shkurt të vitit 2020, OFL i dërgoi formularin e deklarimit të pasurisë. Në Mbretërinë e Bashkuar u arrestua në shtator të vitit 2013 pasi akuzohej si pjesë e një grupi kriminal që trafikoi drejt Britanisë lëndë narkotike me vlerë 10 milion paund. Gjatë aksionit të policisë, droga u gjet e fshehur nën parketin e dyshemesë, të mbuluar me qilimë, mbi të cilët ishte vendosur edhe një divan.