Aplikacion
Shenja e gishtave kanë treguar se Gjinaj në faskt ishte dënuar me tetë vite e nëntë muaj burg për trafik droge në Spanjë. Interpol Madrid kishte ngritur alarmin e kuq për të dhe tani pritet që Gjinaj të kthehet në Spanjë për të vuajtur dënimin.
“Bazuar në njohuritë operacionale, dhe më vonë në verifikimin dhe konfirmimin e identitetit, u përcaktua se ky person kërkohej nën një identitet tjetër nga NCB Interpol Madrid, në mënyrë që të vuante një dënim me burg prej tetë vjet e nëntë muaj për krimin e trafikut të drogës”, shprehet në një deklaratë, policia e Malit të Zi.
Sipas Ministrisë së Brendshme të Malit të Zi, Anton Gjinaj është anëtar i një organizate kriminale, e cila në vitin 2006 organizoi dhe koordinoi importimin, magazinimin dhe shitjen e mëtejshme të 50 kilogramëve heroinë në territorin e Spanjës, në zonat përreth qyteteve të Murcia dhe Alicante.