zoom

Aktualitet

Ekzekutuan shqiptarin në Itali, Gjykata jep dënimin për 3 autorët

Gjykata italiane ka dhënë vendimin për tre personat e dyshuar për vrasjen e shqiptarit, Shpëtim Frashëri, në vitin 2017 në Itali .

Seanca gjyqësore është mbajtur ditën e hënë në 3 Maj, ku janë shpallur të pafajshëm tre bashkatdhetarët e viktimës, Hasim Murataj, 27 vjeç, Cerciz Banushi, 28 vjeç, Sabri Brakaj, 35 vjeç, raportojnë mediat italiane.

Si ka ndodhur ngjarja ?

Dy persona, i kanë zënë pritë Shpëtim Frashërit në mesnatë në rrugën e quajtur FIDIA, në lagjen Pozzo Strada, ku e qëlluan me armë në trup.

Pas plumbit të parë të marrë në gjoks, Shpëtim Frashëri, ka tentuar të largohet, por është ndjekur për rreth 150 metra duke marrë dy plumba të tjerë në trup, duke mbetur i pajetë.

Në vend, policia ka konstatuar se ndaj shqiptarit është qëlluar tre herë me armë të kalibrit 45.