zoom

Aktualitet

Lajm i fundit/ Ekzekutohet në mes të Durrësit anëtari i bandës së Lul Berishës

Mëngjesin e sotëm, diku rreth orës 08:40 është ekzekutuar me armë zjarri në një lagje të Durrësit Edmond Koçi, ose siç njihet ndryshe “Mond Çekiçi”. I ndjeri ishte pjesë e bandës së Lul Berishës. Lajmi është bërë me dije nga një njoftim i policisë:

Më datë 20.03.2021, rreth orës 08:40, në lagjen nr.16, Durrës, në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri  e për pasojë ka mbetur i vrarë shtetasi E. K., rreth 40 vjeç.

Menjëherë forca të shumta Policie kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën ku vijon krehja e zonës për kapjen e autorëve. Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset rrugore  në hyrje e në dalje të Durrësit  si dhe në drejtim të Tiranës e Kavajës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për sqarimin dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes për të bërë të mundur identifikimin kapjen e autorëve.