zoom

Aktualitet

Ekzekutimi i Pjerin Xhuvanit/ Dhëndri i tij në gjendje të rëndë, efektivja i nënshtrohet operacionit

Një ditë pas ngjarjes së rëndë dje në Elbasan ku mbeti i vrarë mjeku 56-vjeçar Pjerin Xhuvani, eksponent i PS, të 4 të plagosurit janë transportuar në Spitalin e Traumës në kryeqytet.

Situata më e rëndë paraqitet për 32-vjeçarin Eltjon Bodinaku, dhëndri i viktimës, i cili është në terapi intensive. Ndërkohë efektivja e forcave “Shqiponja” Xhensila Sota i është nënshtruar një operacioni në këmbë, ku dhe kishte marrë plumbin.

Po kështu mbështetësit e PD-së që janë plagosur, Emiljan Prenga e Pavlo Vuksani janë jashtë rrezikut për jetën dhe po marrin trajtim në spitalin e Traumës.