zoom

Aktualitet

Ekzekutimi i Mond Çekiçit! Tronditet Durrësi, e motra e viktimës shpërthen në lot

Mëngjesin e sotëm, Durrësi u trondit nga vrasja e anëtarit të bandës së Durrësit, Edmond Koçi, i cili u qëllua me armë zjarri për vdekje.

Krimi ndodhi rreth orës 08:40 të mëngjesit, pranë Drejtorisë Arsimore Durrës. Ka qenë motra e viktimës ajo që ka identifikuar Koçin, teksa në skenën e krijimit dëgjohet ende e qara e saj. Viktima udhëtonte së bashku me shoferin, kur një automjet tjetër i ka prerë rrugën.

Mësohet se nga mjeti ka dalë shoferi i viktimës për të pyetur se çfarë problemi kishte, ndërkohë që një nga personat ne mjetin tjetër ka qëlluar për vdekje Edmondin. Fill pas kësaj, ata janë larguar me një mjet tip “Benz” me targa të vjedhura në Tirane, i cili është braktisur dhe djegur nga autoret në Katund Sukth, Durrës.