zoom

Aktualitet

Ekzekutimi i Elton Javorit, arrestohet një nga autorët e krimit! I vëllai ende në kërkim

Është arrestuar rreth 1 vit pas krimit një nga autorët e dyshuar të vrasjes së Elton Javorit.

Në pranga ka rënë 33-vjeçari Kreshnik Gashi, i akuzuar për veprat penale “Vrasje me paramendim”, e kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Ndaj tij Gjykata e Fierit kishte caktuar masë e sigurisë “Arrest me burg”. Ndërsa i vëllai, Agim Gashi, i cili akuzohet si bashkëpunëtor në krim, ndodhet ende në arrati.

Elton Javori u ekzekutua nga dy vëllezërit me plumb në qafë më 7 dhjetor 2023 rreth 100 metra larg banesës, pasi një sherri mes tyre.

Njoftimi i policisë:

DVP Fier/ Ekzekutohet masa e sigurisë “Arrest me burg”, për 1 shtetas të dyshuar për vrasje.

Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda i DVP Fier ka ekzekutuar masën e sigurisë të caktuar nga Gjykata e Fierit për veprat penale “Vrasje me paramendim”, e kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, për shtetasin K. G., 33 vjeç, banues në Fier.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi në vitin 2023, në bashkëpunim me vëllain e tij, shtetasin A. G., (aktualisht person në kërkim), dyshohet se kanë vrarë për motive të dobëta shtetasin E. J.

Vijon puna për kapjen e shtetasit A. G.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.