zoom

Aktualitet

Ekzekutimi i Edmond Papës/ Del foto e agresorit, nuk pranon akuzën e vrasjes

Albano Velo është agresori që dyshohet se vrau me armë zjarri biznesmenin Edmond Papa, në mes të një lokali te “Komuna e Parisit” në Tiranë, më 16 dhjetor.

30 vjeçari u arrestua sot nga policia, ndërsa është shpallur në kërkim bashkëpunëtori A. B., 44 vjeç, banues në Tiranë. Velo dyshohet se është organizatori i vrasjes.

I riu ka mohuar autorësinë e vrasjes para uniformave blu, duke thënë se është i pafajshëm.