zoom

Aktualitet

Ekspertiza zbulon shkakun e vdekjes së Karolinës në prani të foshnjes, dyshimet e policisë

Ekspertët kriminalistikë kanë zbuluar detaje shokuese nga vrasja e 20-vjeçares një ditë më parë gjatë një grabitjeje në Glyka Nera pranë Athinës. Ata kanë arritur në konstatimin se e reja është mbytur me duar nga grabitësit teksa e kërcënonin që të tregonte se ku i kishte fshehur paratë.

Karolina u vra në prani të foshnjes së saj, e cila u gjet më pas sipër trupit të nënës duke qarë pasi kishin ikur grabitësit.

Katër grabitës u futën në shtëpinë e 20-vjeçares  dhe 31-vjeçarit Charalambos Anagnostopoulos, të cilët kishine dhe një foshnje 11 muajshe duke varur fillimisht qenin që të mos lihte.

Më pas, ata lidhën në një karrige edhe bashkëshortin duke kërcënuar me armë fëmijën dhe 20-vjeçaren. Më pas ata mbyten me duar sipas policisë të renë duke marrë një shumë prej 10 000 eurosh që ndodheshin në shtëpi si edhe disa bizhuteri.

Policia ka ofruar 300 000 euro për çdokënd që jep informacione që çojnë në zbulimin e autorëve. Nuk ka ende të dhëna të sakta për autorët, megjithatë  policia greke ka kontaktuar me palën shqiptare duke kërkuar informacion për disa persona.